Aksident mes veturës së policisë dhe një të miture me trotinet në Gjilan, njoftohet IPK

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 11:11
Aksident mes veturës së policisë dhe një të miture me trotinet në Gjilan, njoftohet IPK

Pasditen e djeshme në Gjilan një veturë e policisë është përfshirë në një aksident trafiku me një vajzë të mitur me trotinet, transmeton "Kosova sot Online ".

Policia njofton se viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor e me pas ka vazhduar tretmanin në spitalin e Gjilanit.

Për këtë rast është njoftuar prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

(Kosova Sot Online )