Shpërthimi në një fabrikë plagos 25 persona

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 13:51
Shpërthimi në një fabrikë plagos 25 persona

Të paktën 25 persona u plagosën në një shpërthim në një fabrikë indusriale në verilindje të Moskës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy nga të plagosurit janë dërguar në spital.

Shpërthmi ndodhi në qytetin Sergiev Posad, në një depo të mjeteve piroteknike e marrë me qira nga kompania e tretë në vend, raporton CNN duke iu referuar raportimeve të mediave ruse.

Shpërthimi nuk u shkaktua nga mjete ajrore pa pilot (UAV) – dronë ushtarakë që forcat ukrainase dhe ruse i kanë përdorur të dyja për të nisur sulmet në territorin e armikut – sipas informacioneve paraprake, raportoi TASS,

(Kosova Sot Online)