Ja pse restorantet në Barcelonë nuk po i lejojnë njerëzit të ulen vetëm në tavolinë

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 20:30
Ja pse restorantet në Barcelonë nuk po i lejojnë njerëzit të ulen vetëm në tavolinë

Turistët që udhëtojnë vetëm dhe do të vizitojnë Barcelonën mund të kenë vështirësi për të ngrënë në restorant, pasi këta të fundit gjithmonë e më tepër po ndalojnë konsumin e ushqimit vetëm në tavolinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gazeta e përditshme spanjolle El Pais raportoi se kamerierët po japin justifikime të ndryshme, si për shembull “të gjitha tavolinat janë të rezervuara”. Restorantet kanë filluar t'i largojnë njerëzit që duan të konsumojnë diçka vetëm, në favor të grupeve që sjellin më shumë para.

Tavolinat me disa njerëz kanë të ngjarë të shpenzojnë më shumë se dikush që ha vetëm; ndërsa grupet e turistëve gjithashtu shpenzojnë më shumë para se vendasit.

Njerëzit vendas po bëhen gjithnjë e më të frustruar me këtë trend të ri.

(Kosova Sot Online)