Deputetja e LDK-së: Nuk e di a ka fytyrë Albin Kurti që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 21:37
Deputetja e LDK-së: Nuk e di a ka fytyrë Albin Kurti  që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka harruar personat e pagjetur, ka deklaruar Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se Kurti ka rehabilituar në qeverisje njerëz që kanë qenë të përfshirë në luftën e fundit, duke nënkuptuar për Radoica Radomiroviq

Për këtë ajo thotë se nuk e dinë nëse Kurti ”ka fytyrë t’iu dalë përpara familjarëve të pagjeturve”.

”Erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sot i ka harruar ata. I ka harruar dhimbjet e shumë nënave.  Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe. Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur?”, ka shkruar ajo .

(Kosova Sot Online)