Biznesmeni malazez përzë një familje nga plazhi, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 11:10
Biznesmeni malazez përzë një familje nga plazhi, kjo është arsyeja

Pronari i një biznesi ka përzënë një familje myslimane që kishte shkuar të pushonte në në Malin e Zi, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas incidentit që ndodhi në plazh, pronari largoi familjen për shkak të hixhabit që kishte veshur vajza e tyre.

“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, u shpreh pronari i biznesit, Dragan Gj.

Siç ka shpjeguar më tej, ai është në dijeni se video e debatit është shpërndarë në disa rrjete sociale, por pretendon se videoja është montuar për ta paraqitur atë si njeri me qëllime negative.

-”Keni nevojë që unë të përshtatem? Keni 1000 plazhe të tjera, shkoni atje, këtu nuk mundeni.”

– Do të shkojmë, por dua të di arsyen – këmbënguli gruaja që u detyrua të ikte.

– ”Sepse i urrej myslimanët”, – tha Dragani.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

(Kosova Sot Online)