Istog: Arrestohet një person, e kishte futur me dhunë një femër në veturë dhe e kishte mbajtur brenda për 4 orë
Një person kosovar është arrestuar, pasi dyshohet se ka mbajtur për katër orë të mbyllur në veturë një grua shtetase të Shqipërisë, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas policisë, gruaja ishte futur dhunshëm në veturë.
Ndërsa, nuk raportohet për lëndime.
Njoftimi i plotë i policisë:
PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA:Istog, 09.08.2023 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti dhunshëm e kishte futur në veturën e tij viktimën femër shtetase të Shqipërisë. Pasi e kishte mbajtur viktimën në veturë për rreth 4 orë, të njëjtën e kishte liruar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)
