Huskaj tregon amanetin që la Komandant Abeja pak para vdekjes

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 08:46
Huskaj tregon amanetin që la Komandant Abeja pak para vdekjes

Bashkëluftëtari i Bekim Berishës, i njohur si Komandant Abeja, Astrit Huskaj, e vlerëson të ndjerin si një luftëtar shumë të dashur dhe një trim të jashtëzakonshëm, përcjell "Kosova Sot Online"

“Faktikisht ai fillimisht ka qenë i plagosur. Ma kanë sjellë se unë kam qenë në spitalin ushtarak në Junik, e kam kryer rolin doktorit ushtarak pasi që i gjithë stafi mjekësor në spitalin ushtarak në Junik ishin larguar. Abenë e kanë sjellë të plagosur, por ishte në minutat e fundit sepse s’ka jetuar as 15-20 minuta maksimumi pas ardhjes në spital, së bashku me Eltonin dhe Përmetin, të tretë kanë ardhur të plagosur”. “I pari ka vdekur Abeja, më pas ka Përmeti e Eltoni, dhe i fundit ka vdekur Bediru, edhe pse ishte i pari i plagosuri aty”.

Huskaj ka treguar edhe amanetin që i la komandanti para ndarjes nga jeta.

Ai kishte thënë që të mos ta lëshojnë frontin.

“Abeja vetëm një amanet e thoshte: ‘Ju lutem mos e lëshoni frontin, Hallall i qoftë Kosovës gjaku im’, këto kanë qenë disa nga artikulimet e tij në minutat e fundit”, shprehet Huskaj.

(Kosova Sot Online)