Policia sot e shpalli në kërkim, Dukagjin Nikollaj dyshohet se plagosi Andi Pajazitin

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 11:25
Policia sot e shpalli në kërkim, Dukagjin Nikollaj dyshohet se plagosi Andi Pajazitin

Dukagjin Nikollaj është vënë në kërkim të policisë sot, për rastin e para një jave në lokalin Bon Vivant në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai dyshohet se është ndër personat kyç që u përfshinë në përleshjen me armë në lokalin në mes të Prishtinës.

Gjatë këtij incidenti mbeti i vdekur Kastriot Ramadani, si dhe u plagosën e lënduan 20 persona tjerë.

Duka dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tashmë të arrestuarin, Andi Pajaziti.

(Kosova Sot Online)