Prishtinë: Arrestohen dy vëllezër, tentuan që përmes detyrimit të përfitojnë nga një burrë 43 mijë euro

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 09:10
Prishtinë: Arrestohen dy vëllezër, tentuan që përmes detyrimit të përfitojnë nga një burrë 43 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vëllezër janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar që me anë të detyrimit të përfitojnë nga një burrë një shumë parash prej 43 mijë euro, të cilat sipas tyre viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit në lokalin e tyre dhe u ka mbetur borxh, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas raportit 24 orësh, Policia ka kryer kontrolle në shtëpitë e tyre dhe si prova materiale ka sekuestruar: një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona.

Ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 11.08.2023-15:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) nën dyshimin se të njëjtit  kanë tentuar që me anë të detyrimit të përfitojnë nga viktima mashkull kosovar një shumë parash prej 43000€, të cilat sipas tyre viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit  në lokalin e tyre dhe u ka borxh. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e tyre,  si prova materiale janë sekuestruar:  një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)