Hovenier viziton Parkun Arkeologjik të Ulpianës, e quan lokacion të klasit botëror

  • E.k /
  • 12 August 2023 - 16:15
Hovenier viziton Parkun Arkeologjik të Ulpianës, e quan lokacion të klasit botëror

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar se ka pasur priviliegjin që sot ka vizituar Parkun Arkeologjik të Ulpianës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai lavdëroi punën e një ekipi që po punon për të dokumentuar trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Kisha privilegjin të vizitoja Parkun Arkeologjik të Ulpianës sot, ku një ekip mahnitës po rrit njohuritë dhe po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës në këtë lokacion të klasit botëror”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)