Vetura me targa gjermane ra nga rrethrrotullimi, policia jep detaje

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 08:51
Vetura me targa gjermane ra nga rrethrrotullimi, policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thonë nga policia.

Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet aksidenti.

(Kosova Sot Online)