Aksidenti në Çagllavicë: Shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, 3 persona u lënduan

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 12:38
Aksidenti në Çagllavicë: Shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, 3 persona u lënduan

Si pasojë e një aksidenti sot në Çagllavicë, tre persona janë lënduar si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se ky aksident u shkaktua pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjetin e tij, ku edhe ka dalur nga rruga.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet,ngasësi i së cilës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)