Ramadani: Kërcënuesit e paqes në Ballkan do të ndëshkohen një nga një, Vulin duhet të shkarkohet

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 14:09
Ramadani: Kërcënuesit e paqes në Ballkan do të ndëshkohen një nga një, Vulin duhet të shkarkohet

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, thotë se kërcënuesit e paqes në Ballkanin Perëndimor do të ndëshkohen një nga një, përcjell “Kosova Sot Online".

ka shtuar se kryespiuni i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin duhet të shkarkohet.

“Rrezikuesit e Ballkanit do të ndëshkohen një nga një! Vulin të shkarkohet! Kur Aleksandar Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Millorad Dodik i Bonjë e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut. Pra, mesazhi ishte drejt rrezikimit të Ballkanit si rajon. Ivica Daciq, ministri i Jashtëm i Serbisë, ishte po ashtu aty”, shkruan Ramadani.

“Ai sot edhe më tutje nuk është shkarkuar nga detyra, megjithëse nuk ka zgjidhje tjetër përpos shkarkimit! Porse, mesazhi është i qartë: Rrezikuesit e sigurisë në Ballkan do të ndëshkohen një nga një!”, përfundon Ramadani.

(Kosova Sot Online)