Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, i dyshuari në kërkim të policisë

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 15:12
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, i dyshuari në kërkim të policisë

Sot në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën rrugën “Xhevë Lladrovci”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, tha Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

(Kosova Sot Online)