Kryeministrja e Italisë dhe familja e saj mbërrijnë në Vlorë me ftesë të Ramës

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 17:55
Kryeministrja e Italisë dhe familja e saj mbërrijnë në Vlorë me ftesë të Ramës

Me ftesë të shefit të qeverisë Edi Rama, kryeministrja e Italisë Gorgia Meloni ka mbërritur në Vlorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është pritur nga Rama në port dhe pritet të pushojë në bregdetin e Vlorës për dy ditë, me bashkëshortin dhe vajzën.

Pas pritjes në port, Rama dhe familja e Melonit janë nisur drejt vilës qeveritare.

Kujtojmë se në Vlorë ka masa të shtuara sigurie për shkak të vizites së kryeministres italiane.

(Kosova Sot Online)