Vdes njëri nga të aksidentuarit dje te rrethrrotullimi në Prishtinë

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 07:54
Vdes njëri nga të aksidentuarit dje te rrethrrotullimi në Prishtinë

Njëri nga tre të lënduarit e aksidentit tek rrethrrotullimi në Prishtinë ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekimit Intensiv.

Vetura e aksidentuar dje ra poshtë urës, me ç’rast tre persona u lënduan, e njëri nga ta rëndë.

(Kosova Sot Online)