Moti sot në Kosovë, a do të bie shi?

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 08:01
Moti sot në Kosovë, a do të bie shi?

Sot moti në Kosovë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)