Osmani sot do të vizitojë komunën e Dragashit

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 08:25
Osmani sot do të vizitojë komunën e Dragashit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të vizitojë komunën e Dragashit, ku Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh, përcjell “Kosova Sot Online”

Osmani në orën 11: 00 do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Në orën 11:40, e para e vendit do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.

Në orën 12:10, Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini do të deklarohen për media.

(Kosova Sot Online)