Vdes një person në Prishtinë, ra nga lartësia teksa po punonte

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 09:11
Vdes një person në Prishtinë, ra nga lartësia teksa po punonte

Një person ka vdekur në Prishtinë, si pasojë e rënies nga lartësia teksa po punonte, shkruan “Kosova Sot Online”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Prishtinë 14.08.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)