Gruaja e Hovenier-it ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të Hajrulla Çekut

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 09:27
Gruaja e Hovenier-it ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të Hajrulla Çekut

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pranuar një dhuratë (thurje dore) për vajzën e tij të posalindur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, të cilat i kishte punuar gruaja e ambasadorit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Çeku tregoi edhe detaje tjera nga biseda me ambsadorin amerikan.

Çeku ka shkruar se është falënderues për përkushtimin e SHBA-së ndaj Kosovës.

“Takimi me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, filloi shumë ngrohtësisht. Pranova një dhuratë të veçantë, thurrje dore nga bashkëshortja e tij për vajzën time të posalindur. Bisedën e vazhduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thellimin e partneritetit tonë dypalësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.Përherë falënderues për punën dhe përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit tonë”, shkruan ministri.

(Kosova Sot Online)