Në qershor 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre në Kosovë

  • E.k /
  • 15 August 2023 - 10:48
Në qershor 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre në Kosovë

Gjatë muajit qershor të këtij viti 150 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, brenda dhe jashtë Kosovës, janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime.

“Në muajin Qershor 2023 janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.

(Kosova Sot Online)