Mbytet një person në lumin Buna, dyshimet e para

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 13:57
Mbytet një person në lumin Buna, dyshimet e para

Një 75 vjeçar ka humbur jetën sot në Shkodër, ku dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, është duke u punuar për gjetjen e të moshuarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi.

(Kosova Sot Online)