Shkupi paralajmëroi hetime për tubimin në Tetovë ku u shfaq “Autoctonus”, Osmani: Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 14:08
Shkupi paralajmëroi hetime për tubimin në Tetovë ku u shfaq “Autoctonus”, Osmani: Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për vizitën jozyrtare të kryeministrit, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në tubimin e organizuar për Kurtin, disa persona mbajtën në dorë edhe një flamur “Autoctonus”, gjë e cila çoi në reagime nga krerët e shtetit fqinj me akuza për nacionalizëm.

Osmani tha se nëpër tubime të tilla askush nga organizatorët s’mund të kontrollohen çka mban në duar secilin qytetar, por tha se nëse Maqedonia e Veriut ka ndonjë shqetësim atëherë atë ta adresojë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë – kjo është si parim – por natyrisht që nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë që ne kemi si institucione të Republikës e Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së komuniteteve joshumicë dhe duke respektuar gjithnjë rolin shtetformues që komuniteti shqiptar ka pasë në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë së Veriut, në integrimin europian të Maqedonisë së Veriut dhe këtë rol të jashtëzakonshëm pozitiv vazhdon ta luajë dhe këtë e dinë të gjitha institucionet të Maqedonisë së Veriut”.

(Kosova Sot Online)