Banka Qendrore e Rusisë rrit normat e interesit

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 20:58
Banka Qendrore e Rusisë rrit normat e interesit

Banka Qendrore e Rusisë ka rritur normat e interesit me 3.5 pikë përqindjeje në një lëvizje emergjente që synon të ndalojë rrëshqitjen e fundit të rublës, pasi ajo ra në pikën e saj më të dobët në pothuajse 17 muaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vendimi për të rritur normën bazë nga 8.5% në 12% u njoftua pas një takimi të jashtëzakonshëm të bordit të drejtorëve të bankës, shkruan The Guardian.

Banka qendrore tha se kishte marrë vendimin për të “kufizuar rreziqet ndaj stabilitetit të çmimeve” pasi disa tregues të inflacionit u rritën në mbi 7% në tre muajt e fundit, një devijim i konsiderueshëm nga objektivi i saj prej 4%.

Zyrtarët rusë diskutuan gjithashtu rivendosjen e kontrolleve të kapitalit për të mbështetur monedhën vendase.

(Kosova Sot Online)