Policia konfiskon marihuanë në Skenderaj

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 22:22
Policia konfiskon marihuanë në Skenderaj

Në Skenderaj, të martën, janë konfiksuar 59 kg marihuanë, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook. Gjatë aksionit një i dyshuar është arrestuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot më 15.08.2023, rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga  Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e  Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore (DHTNj, NjRSH, zyrtarë policorë nga SP Skenderaj) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar)”.

“Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogram e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon”.

“I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

(Kosova Sot Online)