Kongresisti amerikan: Kosova të trajtohet si shtet sovran

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 08:03
Kongresisti amerikan: Kosova të trajtohet si shtet sovran

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë produktive me zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ligjvënësi amerikan ka thënë se zëvendës-këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare i ka përcjellur nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën drejtë dhe respektin që e meriton si një shtet sovran.

“Kam pasur një bisedë produktive me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si kongresist për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë – të cilën ai e kupton thellësisht – dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ta trajtojë Kosovën drejt dhe me respekt sikurse e meriton një shtet sovran”, ka shkruar Torres, në një postim në platformën X (ish-Twitter.

KOSOVO:
I had a productive conversation with the Principal Deputy National Security Advisor, Jonathan Finer, regarding the tensions between Kosovo and Serbia. As the Congressman for the Bronx, representing thousands of Albanians from Kosovo, I conveyed to him the need to…

(Kosova Sot Online)