Moti sot në Kosovë, pos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 08:13
Moti sot në Kosovë, pos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në Kosovë do të jetë me vranësira të cilat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende pos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike, si pasojë e konveksionit në troposphere, përcjell “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 31°C.

(Kosova Sot Online)