Lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve, KFOR-i i këshillon shoferët kosovarë të jenë të vëmendshëm

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 08:47
Lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve, KFOR-i i këshillon shoferët kosovarë të jenë të vëmendshëm

Për shkak të procedurës normale të dorëzimit të kontingjenteve, gjatë këtyre ditëve do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ushtrimet do të kryhen gjithashtu për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i trajnimit dhe gatishmërisë së të gjitha njësive që vijnë në terren”, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë përmes një komunikate për media.

KFOR-i njofton se këto ushtrime do të zhvillohen në mënyrë të tillë që të minimizojnë çdo ndërprerje dhe ndikimin për popullatën lokale dhe se është e mundur që të ketë vonesa në qarkullimin e trafikut dhe të vërehen lëvizjet e ushtarëve.

“Prandaj, KFOR-i këshillon shoferët që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

(Kosova Sot Online)