Hovenier: Kërkesat tona ndaj Kosovës nuk janë presion, janë legjitime

  • E.k /
  • 16 August 2023 - 13:28
Hovenier: Kërkesat tona ndaj Kosovës nuk janë presion, janë legjitime

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sot ka folur për zhvillimet e fundit politike, situatën në veri dhe qasjen e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se SHBA beson që mund të ketë një raport me Serbinë dhe Kosovën që nuk ndikon interesin e vendit tjetër në asnjë formë.

Diplomati amerikan ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht rehat me kërkesat që SHBA ka ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ndaj popullit të Kosovës.

Hovenier thotë se ato çfarë SHBA-ja po ia kërkon Kosovës nuk është presion, por janë kërkesa legjitime.

“Dukshëm që ne e marrim seriozisht çfarëdo qëndrimi të përfaqësuesve të zgjedhur nga populli amerikan. Por në këtë letër nuk është vërtetë për Kosovën. Kjo letër nuk është rreth Kosovës ku unë jam ambassador. Është më shumë për politikën e Serbisë, për të cilën unë nuk jam përgjegjës. Dhe SHBA nuk po kërkon që këtë cështje ta vendos në terma ku fitorja e njërës palë është e barabartë me humbjen e palës tjetër. Fitorja e Kosovës nuk është humbje për Serbinë, dhe një fitore e Serbisë nuk është humbje për Kosovën. Ne besojmë se është e mundur të kemi një raport me Serbinë dhe Kosovën që nuk e ndikon interesin e vendit tjetër në asnjë mënyrë. Si ambasador amerikan në Kosovë jam shumë komfort me atë që po i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të bëjë dhe atë që po i kërkojmë popullit të Kosovës. Nuk duhet të ketë dyshim, dhe shpresoj që është shumë e qartë SHBA-ja ka një përkushtim afatgjatë për popullin e Kosovës. Si ambasadë kemi tri pika strategjike. Një nga to është që të mbështesim Kosovën të marrë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Ne bejmë një punë të madhe për të avancuar këtë. Nuk duhet të ketë pikëpyetje për këtë. Gjithashtu të ndihmojmë ekonominë e Kosovës që të japë të ardhme për qytetarët e saj dhe qeverisje të mirë. Pra këto janë synimet tona. Çfarë po i kërkojmë Kosovën unë nuk e shoh si presion. I shoh që janë një numër kërkesash legjtime nga SHBA dhe partnerët, që avancojnë këto synime strategjike. Kosova s’do të jetë e aftë të bëhet anëtar e BE-së, nuk do të jetë e aftë të arrijë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, dy synime fundamentale të SHBA-së që dëshiron të ndodhin, pa bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kështu që i kërkojmë që të avancojë negociatat dhe konkluzat e negociatave për të themeluar Asociacionin. Dhe kemi qenë të qartë se si e shohim Asocaicionin. Që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që nuk është një nivel shtesë I Qeverisjes. Ne kemi qenë shumë të qartë. Jam shumë rehat për t’ia bërë këto kërkesa Qeverisë së Kosovës. Mendoj që është politikë e mirë dhe legjitime të shoh këto gjëra teksa avancojnë”, ka thënë Hovenier.

(Kosova Sot Online)