Andi Pajaziti dje iu nënshtrua një operacioni që i zgjati pesë orë

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 13:02
Andi Pajaziti dje iu nënshtrua një operacioni që i zgjati pesë orë

I dyshuari për vrasjen në Bon Vivant, Andi Pajaziti, i është nënshtruar dje një operacioni në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.

Avokati tij, Fanol Krasniqi, ka treguar se operacioni ka zgjatur më shumë se pesë orë.

Krasniqi tutje potencoi se gjatë ditëve në vijim pritet që të konstatohet se a do të ketë nevojë për ndonjë intervenim tjetër.

“Dje e ka pas një intervenim, i ka zgjatë pesë orë. Pritet pas disa dite me u konstatu se a ka nevojë për një tjetër intervenim. Po vazhdon në QKUK me qëndru, dje e ka pas një intervenimin pej orës 8:00-13:00, më shumë se pesë orë ka zgjatë”, tha avokati Krasniqi.

Andi Pajaziti apo siç e ka nofkën “italiani” ndodhet nën masën e paraburgimit për vrasjen që ndodhi me 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq K.R., 39-vjeç dhe u plagosën disa të tjerë.

(Kosova Sot Online)