Giovanni Pietro Barbanot: I shqetësuar me dorëheqjen e tre policëve serbë, EULEX po i ndjek këto zhvillime shqetësuese

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 14:39
Giovanni Pietro Barbanot: I shqetësuar me dorëheqjen e tre policëve serbë, EULEX po i ndjek këto zhvillime shqetësuese

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i shqetësuar lidhur me dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, ai ka shkruar se EULEX këto zhvillime shqetësuese është duke i ndejekur nga afër.

“Po i shoh me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë”, tha ai.

Ai tha se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti.

(Kosova Sot Online)