Analisti amerikan: Zyrtarët amerikanë mbështesin autonominë serbe si gur të shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 10:38
Analisti amerikan: Zyrtarët amerikanë mbështesin autonominë serbe si gur të shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës

Analisti amerikan i politikës së jashtme, Edward Joseph, ka reaguar ndaj siç thotë ai mbështetjes dhe butësisë që po tregohet ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga ndërkombëtarët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, dhënia e asociacionit për serbët e Kosovës, pa avancimin e njohjes së Kosovës nga serbët dhe nga aleanca e plotë e NATO-s, është një propozim pothuajse i paaritshëm.

“Zyrtarët amerikanë mbështesin autonominë serbe si gur të shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës. Në realitet, dhënia e asociacionit për serbët e Kosovës, pa avancimin e njohjes së Kosovës nga serbët dhe nga aleanca e plotë e NATO-s, është një propozim pothuajse i paarritshëm”, ka shkruar analisti në Twitter.

(Kosova Sot Online)