Fet avokati i Ridvan Muharremit: Urdhërarrest nuk ka, ka urdhër për bastisje

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 10:57
Fet avokati i Ridvan Muharremit: Urdhërarrest nuk ka, ka urdhër për bastisje

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Ridvan Muharremin, pronar i restorantit “Bukë e zemër”, në lidhje me aferën e rezervave shtetërore.

Avokati i tij, Mahmut Halimi, në një prononcim tha se klienti i tij është dërguar në Prokurorinë Speciale për të dhënë një deklaratë.

Ai tha se nuk urdhërarrest për të, duke thënë se ka urdhër për bastistje.

“Urdhërarrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku do ta japë një deklaratë dhe pastaj vendoset se si do të jetë epilogu dhe status i tij”.

Policia sot me mëngjes ka bastisur pronat e Muharremit, ndërsa ka arrestuar edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

(Kosova Sot Online)