Zhduket një femër në Han të Elezit, doli nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 12:12
Zhduket një femër në Han të Elezit, doli nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është

Një femër është zhdukur në Han të Elezit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar se një femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore.

“Ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare – ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)