
Inspektorati në Mitrovicën e Veriut largon produktet pa afat, Atiq: Kujdesemi për shëndetin e qytetarëve

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë me dije se sot me kërkesën e qytetarëve, inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka shkruar se janë të përkushtuar që të kujdesen për shëndetin e qytetarëve të kësaj komune.
“Jemi të përkushtuar maksimalisht që në komunën tonë të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve”, thotë Atiq në njoftm.
“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunim me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)