“Je mplak pak”, m’tha, – “Edhe ti”, ia ktheva”, Kurti tregon se kush i tha kështu

  • E.k /
  • 19 August 2023 - 16:47
 “Je mplak pak”, m’tha, – “Edhe ti”, ia ktheva”, Kurti tregon se kush i tha kështu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me artistin, Xhevdet Xhafa, përcjell "Kosova Sot Online".

Në njoftimin që Kurti ka bërë për këtë vizitë, ka ndarë edhe një pjesë të shkurtër të bisedës në mes tij dhe artistit.

Siç ka treguar kryeministri, Xhafa i ka thënë se “Je mplak pak”, ndërkohë që Kurti ia ka kthyer “Edhe ti’.

“ – “Je mplak pak”, m’tha

– “Edhe ti”, ia ktheva.

Kështu filloi biseda jonë me të qeshura të shumta e me vrojtime nga e kaluara, veprat e artit dhe punët tona ditore, me artistin e madh Xhevdet Xhafa dhe me Ministrin e Kulturës, Hajrullaun”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)