Policia e Kosovës vazhdon identifikimin e mjeteve të pa regjistruara përmes pajisjeve inteligjente
Policia e Kosovës ka vazhduar identifikimin e mjeteve të pa regjistruara përmes veturave me pajisje inteligjente, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia e Kosovës, ka postuar fotografi duke treguar punën e tyre.
“Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente përveç kontrollit dhe mbikëqyrjes së trafikut në tërë territorin e vendit vazhdon identifikimin e mjeteve të pa regjistruara përmes veturave me pajisje inteligjente ‘SMART PATROL’ ”.
(Kosova Sot Online)
