Dibrani e godet me sende të forta një 61 vjeçar

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 17:55
Dibrani e godet me sende të forta një 61 vjeçar

Një 32-vjeçar po akuzohet se ka goditur me sende të forta një 61-vjeçar në Dibër, duke i shkaktuar dëmtime trupore, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 32 vjeç, banues në Dibër. 32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin Sh.Sh., 61 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)