Arrestohet një person në Kaçanik

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 12:20
Arrestohet një person në Kaçanik

Sot në fshatin Dubravë të Kaçanikut, është arrestuar një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

R.I., i moshës 41 vjeç, ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënuim burgimi prej 60 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Sot, rreth 09:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Dubravë, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt kanë ndaluar,  e më pas kanë arrestuar personin R.I (M/K), i moshës 41vjeçar, sepse i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve ’’  me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë ( 60 ) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)