Komuna e Prishtinës: Nga sot nis puna në Dhomat e Monitorimit të Zhurmave për gastronominë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotme do të nis puna në Dhomat e Monitorimit të Zhurmave për gastronomi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë njoftim e ka dhënë Komuna e Prishtinës.
“21.08.2023,në ora 10:30, në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave brenda lokaleve të Gastronomisë”, thuhet në njoftimin e komunës.
(Kosova Sot Online)
