Politikani serb: Vulin ka lëshuar urdhër për ndalimin e nisjes së vitit shkollor për nxënësit serb në veri të Kosovës

  • E.k /
  • 21 August 2023 - 13:17
Politikani serb: Vulin ka lëshuar urdhër për ndalimin e nisjes së vitit shkollor për nxënësit serb në veri të Kosovës

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, thotë se në bazë të disa informacioneve që ka, Shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, ka lëshuar “urdhër” që të mos nis viti shkollor për nxënësit serb në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bogdanoviq thotë se urdhri është që mësimi të mbahet online, teksa një gjë të tillë e vlerëson vetëm si “vazhdimësi të përshkallëzimit të konfliktit”.

“Sipas informacioneve që kam, Aleksandar Vulin, drejtori i BIA-s, ka lëshuar urdhër për ndalimin e nisjes së vitit të rregullt shkollor për nxënësit serb në veri të Kosovës. Do të mbahen orët online. Kjo është vazhdimësi e përshkallëzimit të konfliktit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij në Twitter.

(Kosova Sot Online)