Deliu godet Qeverinë: Libra edhe bukë s’kemi me ju dhanë, ama ekstazi sa të doni

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 18:31
Deliu godet Qeverinë: Libra edhe bukë s’kemi me ju dhanë, ama ekstazi sa të doni

Pasi Ministria e Arsimit mori vendim që paratë e librave të fëmijëve të barten direkt në xhirollogaritë e prindrëve, e jo sipas praktikës së mëhershme ku shteti e ka bërë blerjen e tyre, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”Libra edhe bukë s’kemi me ju dhanë, ama ekstazi sa të doni“, ka shkruar ajo në Facebook.

Opozita po e kritikon pushtetin për këtë vendim, duke thënë se do të vështirësojë procesin deri te blerja e librave.

 

(Kosova Sot Online)