Ardita Sinani: Në Luginë po punësohen kuadro vetëm të nacionaliteti serb, është edhe diskriminimi në baza gjinore

  • E.K /
  • 22 August 2023 - 12:11
Ardita Sinani: Në Luginë po punësohen kuadro vetëm të nacionaliteti serb, është edhe diskriminimi në baza gjinore

Ardita Sinani, ish-kryetare e komunës së Preshevës si dhe Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit, Albin Kurti, tha se kzistojnë më shumë se 10 institucione shtetërore që veprojnë nëpër komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që punësojnë kuadro vetëm të nacionaliteti serb, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shkuar se Përveç diskriminimit në baza etnike, është i dukshëm edhe diskriminimi në baza gjinore, ku përfaqësimi i gruas është minimal.

Si dhe se “në kuadër të analizave të gjendjes së pakicave në Republikën e Serbisë, ekspertët ndërkombëtarë (vëzhguesit) janë të pajtimit se: “Korniza ligjore serbe përmban dispozita mirënjohëse për përparimin e mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare, dhe se ato janë përmirësuar gjatë disa vjetëve të fundit”. Megjithatë ata gjithashtu janë të njëzëri edhe në atë se kornizës ligjore serbe i mungon “qasja gjithëpërfshirëse dhe strategjike për integrimin e pakicave kombëtare” të cilin e konsiderojnë “të mangët”, ndërkaq brengosje të veçantë në raportet e ekspertëve ndërkombëtar paraqesin edhe “marrëdhëniet ndëretnike në Serbi” të cilat “edhe më tutje janë burim për brengosje” sipas mendimit të Këshillit të Evropës”.

(Kosova Sot Online)