Rama ndan 'Çelësin e Qytetit' për dy miqtë e Kosovës Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 18:32
Rama ndan 'Çelësin e Qytetit' për dy miqtë e Kosovës Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi

Ish-kongresistëve Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi nga Liga shqiptaro-amerikane, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ua ka ndarë “Çelësin e Qytetit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama ka deklaruar se është nder që t’iu ndahet “Çelësi i Qytetit” dy miqve shqiptarë, “të cilët bënë aq shumë për çështjen shqiptare”, është shprehur ai.

“Dyert e Kryeqytetit janë të hapura gjithmonë për ju ashtu siç ishin zemrat e juaja për ne”, ka shkruar Rama krahas disa fotografive të publikuara.

(Kosova Sot Online)