Kjo është gjendja në pikë kalimet kufitare

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 08:07
Kjo është gjendja në pikë kalimet kufitare

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:17), pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdar e Dheu i Bardhë janë nga 10 deri në 30 minuta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kolona e automjeteve në Merdar është 200 metra, kurse te Dheu i Bardhë 30 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk është raportuar për pritje të gjata dhe as kolona të automjeteve.

(Kosova Sot Online)