Rohde: Më vjen mirë që isha i ftuar t’i nderojë kosovarët kurajozë që shpëtuan hebrenjt

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 16:37
Rohde: Më vjen mirë që isha i ftuar t’i nderojë kosovarët kurajozë që shpëtuan hebrenjt

 Se i vjen mirë që është ftuar të marrë pjesë sot në inaugurimin e “Murit të nderit”, e ka theksuar ambasadori gjerman Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më vjen mirë që isha i ftuar t’i nderojë kosovarët kurajozë që shpëtuan hebrenjt gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Rohde.

Në inaugurimin e “Murit të nderit” ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe kryeministri Kurti.


(Kosova Sot Online)