Erërat e forta godasin qytetin e Mekës

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 20:22
Erërat e forta godasin qytetin e Mekës

Qyteti i Mekës në Arabinë Saudite është goditur nga moti i keq me stuhi ere e shira të rrëmbyer. Një video është bërë menjëherë virale në rrjet ku stuhia përplas pelegrinët në Xhaminë e Madhe të Mekës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erërat e forta kanë rrëzuar shtyllën dhe kanë shkatërruar objekte të tjera edhe në Xhedah. Qyteti i Xhedahut është mbuluar nga një stuhi e madhe pluhuri.

Përmbytjet e mëdha dhe erërat e forta shkatërruan qytetin e Mekës, e cila u godit të martën nga erërat e forta lindore dhe një stuhi e fortë, duke shkaktuar dëme të gjera në të gjithë vendin.

(Kosova Sot Online)