Një pacient vdes nga zjarri në dhomë në Psikiatrinë e QKUK-së, dy infermiere dhe mjeku të asfiksuar

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 07:54
Një pacient vdes nga zjarri në dhomë në Psikiatrinë e QKUK-së, dy infermiere dhe mjeku të asfiksuar

Një pacient ka vdekur nga zjarri në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pacienti ishte vendosur në një dhomë të izoluar në këtë shërbim. Rreth një orë më vonë ka rënë zjarr në dhomën e pacientit duke u djegur dysheku i shtratit, dhe si pasojë e flakëve pacienti ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)