Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Repartin e Psikiatrisë: Pacienti dogji vet dhomën në të cilën vdiq

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 08:26
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Repartin e Psikiatrisë: Pacienti dogji vet dhomën në të cilën vdiq

SHSKUK-ja ka dhënë detaje lidhur me rastin që ka ndodhur mbrëmë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK , ku një person vdiq pasi ia vuri flakën dhomës ku po merrte trajtim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga SHKUK-ja thonë se janë përpjekur që ta shpëtojnë pacientin, por se ka vdekur nga asfiksimi.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe, një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi, e poashtu e tërë ekipi kujdestare, dy mjekë dhe dy infermiere të cilët gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë, kanë manifestuar shenja të helmimit nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)