Tre shtetas britanikë në Prishtinë: Persona të panjohur gjuajtën me armë drejt nesh, njëri morri lëndime në trup

  • E. /
  • 24 August 2023 - 10:09
Tre shtetas britanikë në Prishtinë: Persona të panjohur gjuajtën me armë drejt nesh, njëri morri lëndime në trup

Tre burra me shtetësi britanike, kanë raportuar të mërkurën në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dhe për pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës.

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITSHËM

Rr. Rrafshi i Kosovës, Prishtinë 23.08.2023 - 01:50. Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)